Debati mbi gjininë në Britaninë e Madhe, deklarata e Starmer: Transgjinoret s’janë gra

 

 

Kryeministri britanik Keir Starmer nuk beson se transgjinoret janë gra, sipas zëdhënësit të tij.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të shumë-debatuar të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar se një grua përcaktohet nga seksi i saj biologjik, sipas Aktit të Barazisë.

Vendimi bën gjithashtu të qartë se një person që ka lindur mashkull, por që identifikohet si femër, nuk ka të drejtë të përdorë hapësira apo shërbime të rezervuara vetëm për femra.

I pyetur nëse ai ende beson se një transgjinore është grua, zëdhënësi i kryeministrit tha: “Jo, vendimi i Gjykatës së Lartë e ka bërë të qartë se, kur shikojmë Aktin e Barazisë, një grua është një grua biologjike”, pra e përcaktuar në bazë të biologjisë.

Zëdhënësi, siç raportohet nga BBC , shtoi se “kjo përcaktohet qartë nga vendimi i gjykatës”.

Gjithashtu i pyetur nëse do të përdorte tani përemrat për një transgjinore, zëdhënësi refuzoi të “komentonte hipotetikisht”, por këmbënguli se kryeministri “e kishte të qartë se transgjinoret duhet të trajtoheshin me të njëjtin dinjitet dhe respekt si gjithë të tjerët”.

Të hënën, Starmer mirëpriti vendimin e gjykatës, duke thënë se ai u jepte “qartësi të nevojshme” atyre që hartonin udhëzime.

Në mars 2022, kur ai ishte lider i opozitës, Starmer i tha Times se “një grua është një femër e rritur dhe për më tepër gratë trans janë gra – kjo nuk është vetëm pikëpamja ime, ky është në fakt ligji”.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…