Abdixhiku i bën thirrje VV-së: Gjeni kandidat të pranueshëm, s’kemi kohë për bllokada!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e parë duhet të ketë një kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit. Ai ka thënë se LDK-ja nuk do të votojë kandidatë të VV-së, por potencoi se ka parti kanë shprehur gatishmëri për këtë.

Abdixhiku ka thënë se në rast se ka mungesë të një marrëveshjeje politike, seanca e sotme e Kuvendit prapë do të jetë e kotë.

“Jemi të qartë për qëndrimet tona. Partia e parë duhet të ofrojë në kandidat  që përfaqëson denjësisht Kuvendin e Kosovës, një kandidat konsesual. Ne nuk kemi kandidat konsensual sepse nuk jemi në tavolinën e diskutimeve. Por ka parti tjera që kanë gatishmëri. Le të gjejnë një gjuhë sepse politika është kompromis”, tha ai para mediave.

Kryetari i LDK-së u shpreh gjithashtu i habitur me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai theksoi se politikës nuk i takon gjuha e shantazhit, por arti i diskutimit.

“Po t’i kisha unë 48 deputetë, do ta bëja edhe Kuvendin edhe Qeverinë, por pa sharje dhe shantazhe. Politika është art i diskutimit”, deklaroi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…