by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës.
Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit.
Për shkak të mungesës së numrave, deputeti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryesuesi i seancës së kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe u vendos që të vazhdohet të mërkurën në orën 10:00.
Si rrjedhojë e zhvillimeve, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk e përjashtoi si mundësi të shkohet sërish në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje postin e kryetarit të kuvendit.
“Me këto qasje të cilat, mënyrën si po tregohet, ose po barrikadohet nga partitë tjera parlamentare, me të vërtetë duhet të dakordohemi me një temë tjetër. T’i thërrasim të gjitha grupet politike, të konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota, ta shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje tjera. Në rrethanat aktuale, me deklarimet aktuale, kjo duket se është zgjedhja më e afërt dhe më e pranueshme”, ka thënë ajo
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës e bëri të qartë se për partinë me të cilën ai udhëheq figura e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare është e papranueshme.
“Edhe sot jemi për të bërë konstiuimin e Kuvendit, normalisht që për te zgjedhur kryparlamentarin është përgjegjësia e atij që propozon, besoj që iu kanë thënë që t’i bëjnë votat nëse munden. Nëse jo duhet menduar për opsione të tjera që parashihen me Kushtetutën”, ka thënë Krasniqi dje pas dështimit të seancës.
Qëndrim nuk kanë ndryshuar as nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Kurse, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se partia e tij voton vetëm në rast se propozohet dikush tjetër për kryetar të kuvendit.
Ndërsa, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se duhet të hapet rruga për krijimin e institucioneve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish qëndroi i heshtur duke refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar pse deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, nuk mund të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka treguar veprimet që Haxhiu ka bërë në katër vitet si ministre. Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se Haxhiu ka qenë përçarëse. “Katër vjet në krye
Në mbështetje të Komunës së Ferizajt, është ngritur sot flamuri në një nga rrethet e këtij qyteti, raporton KFVA. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me krenari dhe ndjenja të veçanta, bashkëluftëtarët ngritëm lart simbolin e sakrificës – flamurin e lavdishëm të UÇK-së! Kjo iniciativë e veçantë, e nisur nga bashkëluftëtari Lorik Jashari,
Tri javë pas vrasjes së rreshterit nga Kaçaniku, Muhamet Lika institucionet e drejtësisë përmes një aksioni të realizuar në orët e hershme të së hënës kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasje. I dyshuari kryesor që besohet të ketë kryer aktin është Rejhan Bela, i cili ishte ende i mitur.
Të mërkurën e 23 prillit do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Seanca do të mbahet në ora 10:00. Pas seancës të së shtunës ku dështoi dy herë radhazi emri i Albulena Haxhiut i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e së hënës nuk u hodh në propozim fare.