Sveçla s’tregon nëse do ta hedhin nesër në votim Kryeparlemantarin

 

 

Një ditë pas ndërprerjes së seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla s’ka pranuar të deklarohet kur është pyetur nëse do të hidhet të mërkurën në votim zgjedhja e Kryeparlamentarit, shkruan Gazeta KFVA.

Sveçla tha se tashmë ata janë deklaruar për këtë çështje.

“Ju jeni dëshmitarë për krejt procesin, e dini shumë mirë se çka ka me ndodhë, tashmë veç është deklaru kjo punë”, tha deputeti i VV-së.

Të mërkurën e 23 prillit do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive me fillim në ora 10:00.

Pas seancës të së shtunës ku dështoi dy herë radhazi emri i Albulena Haxhiut i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e së hënës nuk u hodh në propozim fare.

Glauk Konjufca tha se duke parë deklarimet e partive tjera politike, do të ishte sërish situatë e njëjtë, ku s’do të votohej sërish kandidatura e tyre.

Ai kërkoi kohë shtesë, gjë që u miratua nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke caktuar seancën për të mërkurën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…