Specialja shtron vijat e dënimit: Burgim nga 5 deri në 25 vjet!

 

 

Kur Apeli i Dhomave të Specializuara rivendosi t’ia zbus Salih Mustafës dënimin për 11 vjet burgim, i bëri të qartë edhe kufijtë kohor të burgosjes, për  të gjithë ata që i shpall fajtor.

Gjyqtarëve në Hagë iu është bërë e ditur se çdo krim lufte mund ta dënoj me së paku 5, e më së shumti 25 vjet, e jo 26 sa ishte dënimi fillestar për Calin. Këtë e ka vulosur tashmë edhe Kushtetuesja e Speciales. Madje, Vidar Stensland, si kryetar i panelit kushtetues, konstatoi se kjo gjykatë nuk e merr fare parasysh Kodin Penal për ish Jugosllavinë me maksimum dënimi 15 vjet.

Kushtetuesja e Speciales, e zhvesh këtë institucion nga obligimi për t’ju bindur edhe çfarëdo ligji tjetër të Kosovës.

I vetmi vendim që ka mbetur të merret nga Dhomat e Specializuara në lidhje me Mustafën është vendi ku do t’i vuajë 10 vitet e mbetura të dënimit.

Ish komandanti i BIA-s në Zonën Operative të Llapit, nëse kërkon, mund të mos lëvizet nga burgu i Sheveningen, ku aktualisht janë edhe 10 shqiptarë tjerë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…