by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe.
Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera. Një ngritje të lehtë të çmimit do të ketë edhe produkti esencial për ushqim sic është mielli.
Por, se sa do të rritet çmimi i tij e tregoi kryetari i shoqatës së mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.
“Sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit. Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë”.
“Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngritët maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, tha Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës
Zyra e Rregullatorit për Energji me datën 11 prill mori vendimin që çmimi i rrymës të rritet prej 16.1%.
E për të kundërshtuar këtë rritje në kryeqytet u organizuan disa protesta.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato
Mike Tysonit i është ofruar një rikthim mahnitës në ring kundër luftëtarit të MMA-së, Fedor Emelianenko. 58-vjeçari i vari dorezat në vitin 2005, por u rikthye pas 19 vitesh për t’u përballur me Youtuberin Jake Paul në stadiumin AT&T në Teksas në nëntor. Ai fitoi 20 milionë euro për përpjekjet e tij, por
Kremlini i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump pasi i tha homologut të tij, Vladimir Putin se po luan me zjarrin. “Do të ishte shumë keq” nëse do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore, komentoi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev që njihet si dora e djathtë e Vladimir
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi u bë publik nga Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., përmes një postimi në rrjete sociale. Kennedy, së bashku me komisionerin e Ushqimeve dhe Ilaçeve, Marty Makary dhe drejtorin e Institutit Kombëtar