Qalaj: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun

 

 

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Deputeti Qalaj tha se është obligim i Vetëvendosjes që të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

‘’Veprimi i jonë do të jetë i njëjtë, nuk kemi votë për Albulen Haxhiun, nuk kemi votë për kandidatin e LVV-së. Është obligim i koalicionit fitues në këtë rast LVV-ja të siguroj votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Çështja e bashkëpunimit midis partive politike ka një histori, LVV-ja ka kohë që i ka shkëputur të gjitha urat e bashkëpunimit me partitë opozitare. Ju e keni parë për katër vite në pushtet se si kemi kaluar me partinë që ka qenë në pushtet”, tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…