• Thu. Oct 16th, 2025

Lufta për kryeparlamentar: LDK e qartë, nuk mbështesim as Albulena Haxhiun apo çdo propozimi tjetër nga VV

Bykfvanews

Apr 22, 2025

 

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nesër do të marrin pjesë në votimin për kryeparlamentar.

Zemaj tha se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi, që në tri seancat e fundit ishe Albulena Haxhiu.

“Ne do të votojmë nesër, por do të votojmë kundër, Albulena Haxhiun apo kushdo që do të jetë kandidat i propozuar nga VV-ja”.

“Vota e LDK-së do të jetë kundër, që është votë përbërëse e vendimmarrjes, por me kundërshtim politik për shumë arsye”, tha Zemaj në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se LDK-ja nuk ka ndonjë preferencë për emër dhe se këdo që e propozon VV-ja, pozicioni i tyre do të jetë kundër si vendimmarrje politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *