by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore. Por jo vetëm.
Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafes nëpër kafiteri.
Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie ka thënë se nga 1 maji, çmimi i kafesë pritet të rritet prej 1 euro në 1euro e 50 cent.
“Nuk është hera e parë që po shtrenjtohet rryma me këtë qeveri edhe qetash bajagi është një tarifë koxha e naltë. Tek ne bizneset ka me ndiku ma shume ka mundësi që disa edhe do të shuhen se nuk munden me përballu. Rritja e çmimit të energjisë sigurisht që do të reflektoj edhe në rritjen e çmimeve të mënyve tona. Psh, kafeja nga 1euro tek ne do të shtrenjtohet në 1.50 cent”., tha për rtv21 Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie.
Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është duke u kundërshtuar në masë të madhe tash e pothuajse tre muaj nga qytetarët, bizneset, organizata joqeveritare si dhe nga vet presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Madje në shenjë pakënaqësie u organizuan edhe tri protesta, të cilat po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.
Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike fillimisht kishte nisur nga muaji shkurt, prej kur kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë KOST, KEDS dhe KESCO dërguan në Zyrën e Rregullatorit për Energji një kërkesë për ndryshim të tarifave. Kjo gjë nisi të bëhej edhe më serioze kur kjo e fundit vlerësoi këtë kërkesë dhe tha se parashikon një rritje mesatare të tarifave për rreth 16%.
Një ditë pas ndërprerjes së seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla s’ka pranuar të deklarohet kur është pyetur nëse do të hidhet të mërkurën në votim zgjedhja e Kryeparlamentarit, shkruan Gazeta KFVA. Sveçla tha se tashmë ata janë deklaruar për këtë çështje. “Ju jeni dëshmitarë për krejt procesin,
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar pse deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, nuk mund të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka treguar veprimet që Haxhiu ka bërë në katër vitet si ministre. Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se Haxhiu ka qenë përçarëse. “Katër vjet në krye
Në mbështetje të Komunës së Ferizajt, është ngritur sot flamuri në një nga rrethet e këtij qyteti, raporton KFVA. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me krenari dhe ndjenja të veçanta, bashkëluftëtarët ngritëm lart simbolin e sakrificës – flamurin e lavdishëm të UÇK-së! Kjo iniciativë e veçantë, e nisur nga bashkëluftëtari Lorik Jashari,
Tri javë pas vrasjes së rreshterit nga Kaçaniku, Muhamet Lika institucionet e drejtësisë përmes një aksioni të realizuar në orët e hershme të së hënës kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasje. I dyshuari kryesor që besohet të ketë kryer aktin është Rejhan Bela, i cili ishte ende i mitur.