“Të tjerët e përcollën” – Prokuroria: I mituri shtiu me armë zjarri në drejtim të rreshterit Lika

Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se i mituri R.B. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të rreshterit Muhamed Lika, në natën kritike më 1 prill brenda një ndërtese në Kaçanik, transmeton KFVA.

Prokuroria tha se gjashtë të dyshuarit e tjerë, të moshës madhore, bashkë me të miturin e kishin përcjell rreshterin e Policisë së Kosovës deri në hyrje të ndërtesës ku ai banonte.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, reth ores 23:00, në Kaçanik, në rrugën ‘Idriz Seferi’, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesen e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimesi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku,pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata e Ferizajt caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj shtatë të dyshuarve.

Të dyshuarit janë proceduar penalisht për veprën penale “vrasje e rëndë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…