by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Kaçanik, i cili ndërlidhet me hetimet për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Në një deklaratë për media, Çerkini është pyetur edhe për motivacionin e kësaj vrasjeje, që tronditi opinionin publik.
“Është herët të flasim për motivin, por deri më tani ajo që kemi parë ka të bëjë me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës,” deklaroi ai përcjell KFVA.
Ai potencoi gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje mes kësaj vrasjeje dhe djegies së lokalit të rreshterit, duke përjashtuar këtë pistë si të paverifikuar dhe jashtë hetimeve aktuale.
Çerkini, ka konfirmuar se në kuadër të aksionit të sotëm në Kaçanik, i cili lidhet me hetimin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, janë ndaluar dhe po intervistohen shtatë persona të dyshuar.
“Dhe sot kemi arritur që shtatë persona, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, të jenë në proces intervistimi. Është një punë e palodhshme që po bëhet nga ekipi ynë dhe sot kemi një rezultat preliminar, ndërsa me vendim të prokurorit po vazhdon procesi,” tha Çerkini.
Kryeprokurori shtoi se ky hetim është marrë me përkushtim maksimal dhe me ndjenjë përgjegjësie ndaj shtetit dhe ndaj viktimës.
“Ia kemi pasur borxh Kosovës dhe rreshterit Lika që ta çojmë këtë rast përpara dhe të arrijmë në një rezultat si ky që kemi sot. Do të vazhdojmë me procedurat dhe do të shohim cilat do të jenë të rejat në vijim.”
Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Yamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij. Në javët e fundit, interesimi nga Paris Saint-Germain ka arritur nivele astronomike: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se është afër vendimit nëse do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, duke shtuar se donte të shihte më parë listën e objektivave. “Pothuajse kam marrë një vendim. Mendoj se dua të zbuloj se çfarë po bëjnë me to, ku po i
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është zgjedhur anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate globale. Ky emërim përfaqëson një sukses të madh për futbollin kosovar dhe është pa dyshim një njohje ndërkombëtare e kontributit të vazhdueshëm të presidentit Ademi
Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku