Këta janë të arrestuarit lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

 

 

Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Sinjali raporton se të arrestuar janë: Rejhan Bela, përreth 18-vjeçar , Haki Bela, përreth 26 vjeçar dhe Rilind Murati, përreth 22 vjeçar, raporton KFVA.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një ish-pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se dyshimet e para mbi motivin kryesor për vrasjen e rreshterit lidhen me punën zyrtare të të ndjerit.

Përgjatë operacionit, policia ka konfiskuar edhe një armë zyrtare.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…