Buka, byreku, kiflet: Fillon ngritja e çmimeve në disa furra të Prishtinës pas shtrenjtimit të rrymës

 

 

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për 16%, disa furra në Prishtinë kanë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me çmime më të larta produktet do të jenë në të gjitha furrat në kryeqytet.

Në këtë furrë të dielën buka e thekrës është shitur 0.80 centë nga 0.60 sa ka qenë. Një kroasant nga një 1 euro është bërë 1.20€, buka integrale nga 1 euro është bërë 1.20, sipas teve1.

Ndërsa, buka nga 0.50 € pritet të bëhet 0.60€. Rritje të çmimit pritet të ketë edhe për byrekun në 1.60.

Pas ngritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% që do të hyjë në fuqi nga 1 maji, ekspertët e ekonomisë kishin paralajmëruar se kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve.

Paralajmërim për rritje të çmimit të bukës ka pasur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës, ku është paralajmëruar ngritje e ndjeshme e çmimeve pas shtrenjtimi të rrymës, që shtrenjton automatikisht edhe miellin.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…