Albin Kurti e ‘djeg’ Albulena Haxhiun për herë të tretë – VV`ja as sot s’ka numra

As sot s`janë numrat. Sipas kësaj, seanca e sotme e Kuvendit pritet të jetë një deja vu.

Skenari i seancës së sotme mund të jetë sikurse ai i së shtunës, pasi Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta votuar Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Janë minus katër vota – ato të NISMA-s, së Fatmir Limajt dhe vota e deputetes boshnjake, Duda Balje. Në seancën e sotme, që pritet të nis në orën 15:00  vazhdon pika ku edhe u bllokua herën e fundit, votimi i propozimit të një kandidati për kryetar të Kuvendit.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje sërish do të propozoj emrin e ish- ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu për këtë pozitë.

Kësisoj, do të provohet për herën e tretë që Haxhiu ‘digjet’ nga Kurti për shkak të mungesës së numrave.

Mund të ketë edhe një tentim të ri, që i bie do të provohet dy herë sot që gjatë seancës të votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, por do të ketë tentim sa për “sy e faqe” për shkak të mungesës së numrave.

Partitë që dikur ishin në opozitë; PDK, LDK, AAK janë të betonuara në qëndrimet e tyre se nuk kanë asnjë votë për këdo që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Krejt ‘problemi’ qëndron te vota e Duda Baljes e cila ende nuk ka një ujdi me partinë e Albin Kurtit për kërkesat e saja.

Sikur Balje do ta ngriste dorën sot për kryetar të Kuvendit atëherë edhe kjo procedurë do të përfundonte, kësisoj me 61 vota PËR, përfshi tri votat e partisë së Fatmir Limajt.

Në rast të një skenari të tillë, atëherë Fatmir Limaj do të zgjidhej kryetar i Kuvendit, por duke lënë për të nënkptuar se Kurti dhe partia e tij nuk kanë të sigurta 61 vota edhe për votimin e Qeverisë kurdo që mund të thirrej seanca e Kuvendit.

Edhe ish-partitë që kanë qenë në opozitë, por edhe partia dikur që qeveriste me vendin janë shprehur të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse vazhdohet kështu e që partia e Vetëvendosjes që doli e para me 9 shkurt, assesi nuk po arrinë të bëjë 61`shin e duhur për Kuvend dhe Qeveri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…