Zelensky me mesazh për Pashkët: Herët a vonë, e keqja do të tërhiqet

 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka ndarë një mesazh tjetër në kanalet e tij personale, duke kërkuar për një ditë kur të gjithë ukrainasit mund të ndajnë “një Pashkë paqësore” së bashku.

Më herët këtë mëngjes, presidenti akuzoi Rusinë për shkeljen e menjëhershme të “armëpushimit të Pashkëve” të Vladimir Putinit, me bombardime ndaj pozicioneve ukrainase të raportuara në vijën e frontit.

Në mesazhin e fundit ai thotë se “herët a vonë e keqja do të tërhiqet dhe jeta do të triumfojë”.

“Le të mbarojë ora e së keqes. Do të vijë dita e jetës. Dita e paqes. Dita e Ukrainës. Një ditë që do të zgjasë një shekull. Dhe ne do të jemi në gjendje të mblidhemi përsëri së bashku. Në një tryezë. Në një Pashkë të qetë. Le të bëhet realitet e gjithë kjo”, shtoi presidenti ukrainas.

Ndryshe presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm, me qëllim që sipas Kremlinit të festohet pa luftë festa e Pashkëve.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…