by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas dy tentativave të dështuara, Kuvendi i Kosovës përfundimisht u konstituua, duke mundësuar betimin e deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, përpjekjet për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit kanë përfunduar dy herë me dështim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se gjatë konsultimeve ndërmjet partive politike ishte arritur pajtimi për miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve me votë unanime. Të gjithë 120 deputetët votuan që raporti të hartohej nga përbërja e mëhershme e Komisionit, duke mundësuar kështu betimin formal të Kuvendit të ri.
Pas votimit të raportit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kaluan në fazën e betimit. Kryesuesi Dehari lexoi tekstin e betimit, ndërsa të gjithë deputetët u betuan, përveç atyre të Listës Serbe që refuzuan të thërrasin “betohem”. Ky veprim shkaktoi reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili kërkoi që mandatet e deputetëve të Listës Serbe të mos pranoheshin.
Edhe nënshkrimi i tekstit të betimit, i cili përfshin angazhimin për të punuar në interes të Kosovës dhe për të respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, u realizua nga deputetët e Listës Serbe jashtë sallës plenare, për të shmangur kapjen nga kamerat.
Një nga pikat kryesore të diskutimeve ka qenë kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për dorëheqjen e ministrave që janë zgjedhur edhe si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se kjo kërkesë ishte përfshirë në procesverbal dhe ka hapur mundësinë për arritjen e konsensusit.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndryshim, duke e akuzuar opozitën për “ndryshim të fjalëve për shkak të frikës nga humbja e mandateve.”
Pas betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje propozi Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, Haxhiu nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme as në tentativën e parë, me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, dhe as në tentativën e dytë, me 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.
Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të minoriteteve joserbe abstenuan. Si pasojë, seanca u ndërpre për 48 orë, duke u rikthyer të hënën në orën 15:00.
Shoqëria civile ka theksuar se dështimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit është pasojë e mungesës së vullnetit për një kompromis politik dhe ka theksuar se barra për të gjetur një zgjidhje bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend.
Reagimet politike nuk kanë munguar.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se edhe pse propozimi për postin e kryetares i takon partisë me më shumë mandate, askush nuk është i detyruar ta votojë atë. Lidhja Demokratike e Kosovës kritikoi dështimin për zgjedhjen e kryeparlamentares, duke e lidhur atë me “pazaret politike dhe shkeljet procedurale”, dhe theksoi se Vetëvendosje “nuk ka numra të mjaftueshëm për formimin e institucioneve.”
Nisma Socialdemokrate, përmes kryetarit Fatmir Limaj, vlerësoi se me konstituimin e Kuvendit është hapur rruga për formimin e institucioneve dhe se pjesa tjetër e procesit pritet të përmbyllet shpejt.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se nëse do të kandidoheshin ndonjëra nga dy deputetet e LVV-së, si Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi vota e pesë ligjvënësve të kësaj partie do të ishte për.
Në një deklaratë tjetër për media, Partia Demokratike e Kosovës shprehu gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se përpjekja e djeshme për votimin e Kryetares së Kuvendit – post për të cilin ishte propozuar Albulena Haxhiu nga VV – është shembull i qartë i mungesës së mbështetjes parlamentare që kjo parti ka.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmend të ndryshojë kandidaturën e saj. Me ç’rast, edhe vet deputetja Haxhiu, e cila është ministre në detyrë e Drejtësisë, ka thënë se emri i saj do të vazhdojë që ajo të jetë e propozuar për kryeparlamentare, edhe në tentativat e radhës për ta konstituuar Kuvendin.
Në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Kuvendit nuk është e përcaktuar saktësisht sa herë partia fituese ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Megjithatë, pa zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të nënkryetarëve, legjislatura e re nuk mund të konsiderohet e konstituuar.
Në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtërpcë, policia ka hasur në një grup prej gjashtë personash që po bënin piknik, e për të cilët dyshohet se kanë përdorur armë zjarri. Gjatë kontrollit janë konfiskuar armë dhe municione. Përdorimi i armëve dhe mbajtja pa leje e tyre në Shtërpcë Më datë 20.04.2025,
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 04:30 sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se edhe një person tjetër është lënduar rëndë. ”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, me kontribuues kryesor konsumin, investimet dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë ndikim negativ. Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje reale prej
Një zgjidhje e zgjuar për promovimin e Modelit të ri Y. Nuk do ta dëgjoni kurrë Tesla-n ta quajë Cybertruck një dështim, por sipas parashikimeve të vetë kompanisë, kjo është pikërisht ajo që duket. Në një moment, u pretendua se kishte gati dy milionë rezervime për kamionçinën elektrike. Megjithatë, deri në mars, Tesla kishte