E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj

 

Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj,shkruan KFVA.

Policia ka thënë se viktima është mashkull. Insajderi mëson se emri i viktimës është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.

Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër që po trajtohet në QKUK.

”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti/ Gazeta KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…