Ambasadori finlandez: Formimi i institucioneve në Kosovë duhet të ndodhë sa më shpejt

 

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka theksuar rëndësinë e formimit të institucioneve në Kosovë sa më parë.

Kjo deklaratë vjen pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti ta zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e Kryetares së Kuvendit, për të dytën herë të shtunën.

“Së pari, vërtet shpresoj që formimi i institucioneve – institucione funksionale – të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se jetojmë në një situatë globale ku zhvillimet e reja nuk ndalen. Ato nuk presin gjatë që gjërat të formohen. Gjithashtu, reformat që janë të nevojshme këtu në Kosovë duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Prandaj mendoj se sa më shpejt, aq më mirë. Të kemi një qeveri të re dhe një Kuvend të ri të formuar do të ishte më e mira për popullin e Kosovës”, tha ambasadori Nissinen, në një intervistë për KP.

Pas votimit të dytë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë seancën për 48 orë, i cili njoftoi se seanca do të vazhdojë të hënën, në ora 15:00.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…