Aeroplanët britanikë interceptojnë ata rusë për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s”

 

Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore britanike janë ngritur në ajër dy herë në më pak se 48 orë këtë javë, për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s nga aeroplanët luftarakë rusë, sipas The Telegraph.

Bëhet fjalë për aeroplanët britanikë Tajfun që u vënë në veprim pasi aeroplanët rusë fluturuan shumë afër kufirit të NATO-s, duke shkaktuar një alarm.

Tajfunët u stacionuan në bazën ajrore Malbork në Poloni dhe interceptuan një aeroplan spiun rus mbi Detin Baltik të martën, transmeton Telegrafi.

Më pak se 48 orë më vonë, dy aeroplanë tjerë u dërguan për të penguar një aeroplan të panjohur që largohej nga enklava e Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë, shton Telegrafi.

Besohet se është hera e parë që forca ajrore britanike thirren në veprim nën Operacionin Shahu, një mision i ri i NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Evropës, që përfshin bashkëpunimin midis forcave polake, suedeze dhe britanike.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…