by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nëse dikur frika e botës vinte nga një çantë diplomatike me kode bërthamore, sot ajo mund të vijë nga një ekran me algoritme.
Kjo është “mina” më e fundit që po na troket në ndërgjegje: një grup kërkuesish – Daniel Kokotajlo, Scott Alexander, Thomas Larsen, Eli Lifland dhe Romeo Dean – parashikojnë në studimin “AI 2027” se ndikimi i inteligjencës artificiale do të jetë më i madh se ai i Revolucionit Industrial. Dhe do të vijë shumë më shpejt se sa mendojmë.
Në dy vitet e ardhshme, sipas tyre, do të kemi përballë një “superinteligjencë”, një IA që përmirëson vetveten, duke tejkaluar njeriun jo vetëm në fuqi llogaritëse, por edhe në vendimmarrje dhe kreativitet. Një epokë e re po troket, por njerëzimi, me gjithë këtë paralajmërim, ecën ende “me qymyr” në mendësi. E ndërsa ChatGPT është bërë aplikacioni më i shkarkuar në botë me 46 milion përdorues vetëm në mars, pyetja nuk është më nëse IA do të jetë pjesë e jetës sonë – ajo tashmë është – por nëse ne jemi të përgatitur për të.
Alessandra Gorini, profesoreshë e bioetikës dhe psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Milanos, ngriti një shqetësim të thellë: njerëzit nuk e shohin më IA-në si një makinë, por si një “qenie”. “I thonë faleminderit. Kërkojnë ndjesë. Sillen me të si me dikë, jo si me diçka.” Ky antropomorfizim – ky ngatërrim i algoritmeve me ndjenja – është simptomë e një shoqërie që po kërkon të mbushë zbrazëtirat shpirtërore me teknologji.
Më shqetësuese është statistika që tregon se 1 në 5 të rinj të brezit Z kanë përdorur chatbot-e për mbështetje emocionale. Në një botë gjithnjë e më të vetmuar, IA po bëhet mik, terapist, dëgjues, këshilltar. Por nuk është asnjë nga këto. Është një pasqyrë, jo një shpirt.
Këtu qëndron rreziku i vërtetë. Nuk është vetëm fuqia që ka IA-ja për të ndikuar tek ekonomia, politikat publike apo edukimi. Është fuqia e saj për të manipuluar perceptimin tonë mbi realitetin dhe mbi vetveten. Dhe ndryshe nga bomba atomike – siç thotë Gorini – që ishte në duart e pak njerëzve, IA është në duart e të gjithëve. Kjo e bën më demokratike, por edhe më të rrezikshme.
Manuel Sans Segarra, shkencëtar dhe studiues i “Sopracoscienza”, bën një krahasim të fortë: IA mund të jetë si bomba bërthamore – që mund të ndriçojë qytete, por edhe të shkatërrojë popuj. Pyetja është: kemi ne ligjet, etikën dhe vetëdijen për të zgjedhur përdorimin e duhur?
Në këtë moment historik, përballë një force të re që po evoluon çdo sekondë, ndoshta më shumë se kurë më parë, nuk kemi nevojë për më shumë teknologji, por për më shumë njerëzim. IA është mjeti – por drejtimi, është ende në duart tona.
Gazetari Ermal Panduri, ka bërë të ditur se përfaqësuesja e Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, punon edhe në institucione paralele serbe. Sipas Pandurit, Gordana Laban, që nga viti 2020, punon paralelisht edhe si “zyrtare për punësim” në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, vetëm pak muaj
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës. Viktima e këtij aksident është 23 vjeçari, Sadik Muslija nga Fshati Dujakë i Gjakovës. Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës
Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dal në mbrojtje deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën. Derisa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve që deputetja Selimi ka marrë nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, Arbërie Veliu-Maqedonci e ka duartrokitur veprimin e
Një person u gjet i vdekur të mërkurën në fshatin Plemetin në Obiliq. Trupi është dërguar për obduksion, e Policia ka nisur hetim mbi vdekjen e tij. “Raportohet se është gjetur pa shenja jetë, viktima mashkull kosovar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i