by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë.
Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera.
Veç kësaj, ZPS ka thënë se kjo justifikon edhe rishqyrtimin e rrezikut të arratisjes në vendimet për vazhdimin e paraburgimit. E njejta gjë është theksuar edhe tek vendimi për Rexhep Selimin.
Sipas tyre, vazhdon të ekzistojnë dyshime të bazuara se Jakup Krasniqi ka kryer një ose më shumë prej krimeve që bien në jurisdiksiomin e DHSK-së. Madje, Prokuroria thotë se ky dyshim është përforcuar edhe nga provat e ZPS-së që tashme janë përfshirë në dosjen e gjykimit.
Ata thonë se, fakti që Krasniqi dhe Selimi tani kanë njohuri të veçantë mbi rastin dhe provat kundër tij e rrit rrezikun që ai mund të kryejë krime të tjera, përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në çështje dhe/ose që mund të paraqiten para këtij Paneli në faza të ardhshme të procedurave.
“Për më tepër, Selimi tashmë është në dijeni të identitetit të të gjithë dëshmitarëve të ZPS-së dhe të provave të tyre. Përfundimi i çështjes së ZPS-së nuk e zvogëlon rrezikun e pengimit, por e rrit atë, pasi i akuzuari tashmë ka njohuri të plotë për përmbajtjen e çështjes ndaj tij. Siç është theksuar nga Trupi Gjykues, ekziston rreziku që ndërhyrjet me qëllim për të siguruar tërheqje të dëshmive dhe/ose për të dekurajuar dëshmitarët e ardhshëm nga dhënia e dëshmive mund të pengojnë përparimin e procedurës. Më tej, ekziston mundësia që dëshmitarët të thirren sërish, duke i bërë ata të cenueshëm ndaj përpjekjeve për ndërhyrje”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për Selimin.
Përveç rrezikut të arratisjes dhe pengimit të procedurave, Prokuroria ka thënë se masat e vendosura ne objektet e paraburgimit kanë ofruar garanci kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitotuara si masa për të mimimizuar rreziqet përkatëse.
Ata thonë se paraburgimi mbetet proporcional dhe i arsyeshëm veçanarisht që procedurat tasshmë kanë perparuar.
Ndryshe, Prokuroria më 15 prill 2025 ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./Betimi për Drejtësi
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave. Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton
Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare. “Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën për t’i çuar përpara reformat e rëndësishme