Deklarata e kryebashkiakut tronditi Spanjën: Real Madridi mendoi se duke futur lojtarë me ngjyrë do të dominonin fizikisht

 

 

Kryebashkiaku i Ourense, një qytet me 100,000 banorë, Gonzalo Perez Jacome tronditi Spanjën me konotacionet raciste që kishte.

Pasi Real Madridi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Arsenali, Jacome është futur në rrjetin social ‘X’ dhe ka kritikuar ashpër zgjedhjen e përforcimeve të Klubit Mbretëror, që në vetvete nuk do të ishte skandaloze nëse nuk do të ishte ngjyra e lëkurës së tyre.

“Që Real Madridi të mendojë se duke nënshkruar me shumë lojtarë me ngjyrë ata do të ishin fizikisht dominues në ndeshje është sikur të mos kesh asnjë ide për futbollin apo atletikën”, ka shkruar Jacome.

 

Është e qartë se ai i referohej shumë lojtarëve me ngjyrë që janë shtyllat kryesore të Real Madridit, si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Antinio Rudiger…

Sigurisht që nuk ka kaluar shumë kohë që ai ka marrë shumë komente.

“Zot, si mund të votojë dikush për një person si ty? Duhet të hiqesh nga posti për shkak të racizmit”, “Përveç se deklarata jote është raciste, a e di se ata lojtarët me ngjyrë fituan Ligën e Kampionëve dhe La Liga sezonin e kaluar?”, “Mos fol marrëzira”, janë vetëm disa nga komentet që Jacome ka marrë. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…