by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave.
Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton t’i kenë dëshmitë dhe se faturat do t’u llogariten si të paguara.
Për këtë situatë ka reaguar edhe asamblisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri.
Ai ka thënë se qytetarët po marrin zarfe me kërcënime nga Komuna dhe Drejtoria për Shërbime Publike, siç tha ai në kundërshtim të plotë me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, që qartëson se pagesa duhet të bëhet nga ndërmarrja “Pastrimi”.
Retkoceri thotë se në këtë mënyrë, kryetari Përparim Rama e Bekim Brestovci në krye të Drejtorisë për Shërbime Publike po u kërkojnë qytetarëve para që s’iu takojnë, për të shpërblyer kompanitë me të cilat kanë bërë pazare.
“Zarfa me kërcënime për përmbarim po u dërgohen qytetarëve në mënyrë të paligjshme nga Komuna dhe DSHP, në kundërshtim të plotë me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, që qartëson se pagesa duhet të bëhet nga ndërmarrja “Pastrimi”. Përmes kësaj skeme të kundërligjshme Rama e Brestovci po u kërkojnë qytetarëve para që s’iu takojnë, për të shpërblyer kompanitë me të cilat kanë bërë pazare. Qytetarët rrezikohen të paguajnë faturat e një mashtrimi, qasje kjo që po e vendos qytetarin në një pozitë të padrejtë. Komuna të respektojë Rregulloren në fuqi, të sqarojë menjëherë qytetarët me transparencë dhe përgjegjësi, dhe të ndalë praktikat që dëmtojnë besimin publik dhe rendin institucional”, ka shkruar ai.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pati thënë se kompania rajonale publike “Pastrimi”, që është aktualisht kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë dhe për këtë arsye banorëve të Prishtinës iu ishte thënë se faturat për grumbullimin e mbeturinave të mos ia paguajnë më kompanisë “Pastrimi”.
“Pastrimi” e kishte quajtur këtë vendim të Komunës “të jashtëligjshëm dhe arbitrar” dhe kishte kërkuar nga qytetarët që pagesat t’i kryejnë te kompania.
Përmes një reagimi, “Pastrimi” gjatë ditës së djeshme ka kërkuar që Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht pas njoftimit të Komunës se faturat e pagesave duhet të bëhen pranë këtij institucioni, dhe se ata që i kanë bërë tek kompania mjafton dëshmia e pagesës të dorëzohet dhe do të llogariten si të paguara./KFVA
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera. Veç
Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare. “Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën për t’i çuar përpara reformat e rëndësishme