by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të interesuar për të votuar sot Raportin për Verifikimin e Mandateve të deputetëve, por se prapë vota e tyre do të varet nga ajo e PDK’së dhe AAK’së, shkruan KFVA.
Haradinaj tha se AAK nuk do të ndahet në votim nga këto parti.
“Në princip, jemi të interesum pra me u dhanë betimi, me fillu seanca. Deri tani pengesë ka dalë se në bazë të ligjit të ri që e ka ba qeveria, që e ka ba Kurti, ai duhet me dhanë dorëheqje para dhënies së betimit ,në fakt para certifikimit të rezultati se ne bajmë shkelje të ligjit nëse e votojmë raportin për korumin dhe prezencën që është shkelje ligjore. Do ta shqyrtojë prapë me kolegët deputetë dhe partitë tjera, por Aleanca nuk do të ndahet, do të votojmë bashkë si opozitë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai është pyetur edhe nëse ka pasur komunikim me kreun e Nismës Socialdemokrate, pasi është përfolur për mundësinë që ai të bashkëpunojë me Vetëvendosjen. Haradinaj përmendi vetëm se është përshëndetur një ditë me të, por se komunikim tjetër s’kanë pasur.
“Jo, m’ka përshëndet atje një ditë prapa, po jo s’kemi pas komunikim”, deklaroi Haradinaj para gazetarëve.
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera. Veç
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave. Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton