by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, e ndërprerë më 15 prill për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca është duke u kryesuar nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, shkruan gazeta KFVA.
Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike që të dalin dhe të konsultohen para nisjes së seancës, siç tha ai që të mos bëjnë ndonjë shkelje procedurale.
“Si drejtues i seancës i jam drejtuar me një letër Presidentes Osmani. Letra ka dhënë sqarime në një aspekt por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkon nga ne deputetët që të gjejmë vullnet ta zhbllokojmë seancës. Për këtë arsye kam nevojë së që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike se si të procedojmë tutje”, tha Dehari.
Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar të martën, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.
LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë. proceset.
Në këtë seancë deputetët duhet që pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera. Veç
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave. Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton