Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarës në foto

 

 

Policia në Ferizaj, ka publikuar fotografinë e një të dyshuare dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e saj.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbulimin e vendndodhjes së të dyshuarës.

”Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e një personi të dyshuar.

Personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më datë 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit.

Deri më tani, e dyshuara nuk është identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e saj, të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…