Kunati i Albulena Haxhiut godet Limajn para seancës konstituive: Komandant homologimi, tradhtoi shokët e luftës

Dardan Krasniqi, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në media njihet si kunati i Ministres së Drejtësisë së dorëhequr, Albulena Haxhiu, ka kritikuar kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, pak para fillimit të seancës konstituive.

Krasniqi, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur me ironi Limajn “komandant homologimi”, teksa ka thënë se i ka tradhtuar edhe shokët e luftës.

“Njëri që ka tradhtu më së shumti shok e miq të luftës, se Fatmir Limaj – Komandant Homologimi në politikë nuk ka. Dëmë më madh Malishevës në prona, uzurpime, keqqeverisje, nuk ka se çka i bëhët!

E tradhtoi: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Haxhi Shalën, Ramush Haradinaj, dhe në fund Isni Kilajn etj!”, tha ndër të tjera ai.

“Pra ju bëni koalicion bëne Kryekuvendar çfarë të doni beni, ama mos na shitni tash dikë që e njohim mirë si të fjalës e besës! Ndërsa jo veç opozitës por edhe Albin Kurtit me ju dashur Serspka qysh ju ka dashur Mimoza dje e Fatmiri sot bëhët me ta, dhe ju mendje të ndritura nesër keni me thënë: Më mirë Albini me Listën Serbe se Opozita”, shton Krasniqi.

Sot pritet të mbahet seanca konstituive për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…