Kica-Xhelili: Kjo që e bëri Dehari, është e paprecedentë

 

 

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica -Xhelili ka reaguar pasi kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka kërkuar nga përfaqësuesit e partive politike që të mblidhen në një sallë të Kuvendit për t’u konsultuar lidhur me hapat e mëtejmë të veprimit.

Ajo ka thënë se kjo që bëri kryesuesi I kuvendit është e paprecedentë.

“Kjo që sapo bëri kryesuesi i seancës konstituive, është rast i paprecedentë, nuk perkon me asnjë procedurë të rregullorës së kuvendit. Në këtë fazë kryesuesi i kuvendit nuk ka të drejtë të ftoj akteret për asnjë konsultim politik të kësaj natyre, meqënëse ne po flasim për një çështje tërësisht procedurale. Ajo që ai mund të bëjë në këtë fazë ose të thërras dhe njëherë të formohet komisioni dhe partitë politike t’i dërgojnë anëtarët e komisionit për verifikimin e mandateve deputetëve ose ta rishqyrtojë ta qes në rivotim raportin e djeshëm , jo t’i ftoj në konsultim”, tha Kica-Xhelili.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…