Hoti: Kuvendi nuk u konstitua sepse VV nuk e ka shumicën, asnjë arsye tjetër nuk ka

 

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se arsyeja pse dështoi konstituimi i Kuvendit në seancën e sotme, është sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën, shkruan KFVA.

Sipas tij, çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike.

“Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën. Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre, pasi kryesuesi Dehari tha se  disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.

Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve.

“Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…