Haxhiu: Nga PDK, LDK e AAK ka tendencë të hapur për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit, s’e dimë si do të vazhdojmë

 

 

Albulena Haxhiu nga tha se LDK, PDK dhe AAK kanë tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e Kuvendit, pas takimit konsultativ që kryesuesi i seancës e ftoi, shkruan gazeta KFVA.

Nga LDK, PDK e AAK thanë se kryesuesi i seancës nuk ka mandat për të ftuar në konsultim partitë politike.

Por, Haxhiu tha se deputetët s’mund të betohen pasi ka vendim për mosverifikimin e mandateve.

“I ftoi në takim konsultativ përfaqësuesit e partive. Ne ishim në takim dhe është e habitshme të dëgjosh qëndrimet e tyre. Së pari LDK tha që kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të ftojë takim të tillë. Me rregulloren e Kuvendit, debati në seancën konstituive nuk lejohet. Meqenëse debati nuk mund të zhvillohet në seancën e Kuvendit, duke qenë kështu ne e kemi mirëpritur ftesën e kryesuesit të seancës. AAK tha se duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, por nuk mund të vazhdojmë me betimin e deputetëve, sepse komisioni nuk i ka verifikuar mandatet. PDK sërish kërkoi dorëheqjen tonë. Nuk e di a po presin të dalim në shesh dhe të dorëhiqemi. Ne e kemi bërë para seancës së 15 prillit. Në këto rrethana nuk e dimë si do të vazhdojmë tutje, por ka seancë të hapur për të bllokuar konsituimin”, tha Haxhiu.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…