Haradinaj konfirmon se Adem Hoxha i është bashkuar Grupit Parlementar të AAK’së

 

 

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se deputeti Adem Hoxha, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan KFVA.

Haradinaj ka ftuar edhe deputetët e tjerë që s’janë pjesë e grupeve parlamentare që t’i bashkohen.

“Jemi të hapur për krejt deputetë e komuniteteve që s’kanë grup që të na bashkohen, meqenëse edhe neve na mungon ashtu një deputet për grup. Jemi të hapur për Ademin dhe për tjerë nëse ka…Po, duket po., Kemi fillu një marrëdhënie të përbashkët, por ai e konfirmon vetë. Por, ne jemi të hapur edhe për të tjerë nëse s’kanë grup”, ka deklaruar Haradinaj.

Partia e Haradinaj ka mbetur me pesë deputetë.  Sipas rregullores së Kuvendit për të qenë grup parlamentar duhet të jenë së paku gjashtë deputetë anëtarë në të, dhe kështu pa Hodzën, AAK do të mbeste pa grup parlamentar.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…