Amerika e Veriut po pret një përmbytje tregtare shkaku i tarifave të Trumpit

 

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka njoftuar se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump do të çojnë në një përmbysje të plotë të tregtisë ndërkombëtare dhe se kjo do të ndikojë veçanërisht negativisht në Amerikën e Veriut.

Në raportin e ri mbi vlerësimet e prirjeve të tregtisë globale, OBT theksoi se kishin parashikuar një rritje të tregtisë me mallra prej 2.7 për qind gjatë vitit 2025. Megjithatë, për shkak të vendimeve të Trumpit, tani parashikohet një rënie prej 0.2 për qind.

“Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndarjen midis SHBA-së dhe Kinës. Kjo është një dukuri që na shqetëson vërtet”, tha drejtoresha e përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, shkruan theguardian.

Ajo gjithashtu shtoi se tregtia midis këtyre dy rivalëve gjeopolitikë do të bjerë nga 81 deri në 91 për qind, pa përjashtime as për produktet teknologjike si telefonat inteligjentë.

“Perspektivat për tregtinë globale janë përkeqësuar ndjeshëm për shkak të rritjes së tarifave dhe pasigurisë në politikat tregtare. Më parë parashikohej një rritje e GDP-së globale prej 2.8 për qind për vitin 2025, por tani pritet një rritje më e dobët prej 2.2 për qind”, thuhet në raport.

Organizata Botërore e Tregtisë parashikon një ridrejtim të tregtisë, pasi Pekini po kërkon tregje të reja për mallrat e tij jashtë SHBA-së. Pritet që eksportet kineze në rajonet jashtë Amerikës së Veriut të rriten nga katër deri në nëntë për qind në vitin 2025.

“Rënia e tregtisë do të jetë veçanërisht e madhe në Amerikën e Veriut, edhe pa tarifat më të ashpra”, njoftoi forumi global i tregtisë të mërkurën, duke shtuar se pritet që eksportet atje këtë vit të bien me 12.6 për qind, ndërsa importet me 9.6 për qind.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…