Abdixhiku: Se votojmë as sot raportin, deputetët e LDK’së s’mund të shkelin Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëndrimi i tyre s’ka ndryshuar dhe se nuk do ta votojnë as sot Raportin për Verifikimin e mandateve të deputetëve. Ai ka kërkuar dorëheqjet së pari, shkruan KFVA

Ai ka thënë se nëse votojnë, do ta shkelnin Kushtetutën.

“Nuk mund të votojmë një shkelje të rëndë kushtetuese në ceremoninë e betimit të deputetëve. Është e palogjikshme, është jo demokratike, është jo kushtetuese. Qëndrimet e LDK’së jo vetëm që janë të menduara mirë, por edhe janë në frymë të mbrojtjes së demokracisë dhe kushtetuës”, ka deklaruar Abdixhiku para gazetarëve.

Ai ka thënë se VV’ja duhet të veprojë siç ka bërë LDK’ja në dy raste kur ka qenë në krye të Qeverisë, duke shtuar se ata kanë vepruar ashtu ndonëse s’ka pasur ligj.

“Prandaj deputetët e LDK’së s’mund të shkelin Kushtetutën. Nëse kjo kërkohet prej LDK’së, nuk do ta bëjmë asnjëherë.  Unë i ftoj të mos bllokojnë, të bëjnë betimin institucional sic ka qenë e paraparë me Ligjin për Qeverinë 2022, siç ka bërë LDK’ja dy herë”, ka shtuar Abdixhiku.

“S’mund të jesh edhe ministër edhe deputet…Nuk po themi që Qeveria të mbetet pa Zot”, ka thënë ai

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…