Rritja e çmimit të rrymës, Çitaku: Kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar

 

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku s’është befasuar aspak me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pasi siç ka thënë ajo “është mënyra si operon VV”, shkruan KFVA.

Sipas Çitakut, kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar.

Postimi i plotë:

Për fat të keq, nuk jam aspak e befasuar me vendimet e ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.
A e dini pse? Sepse kjo është mënyra si operon LVV.

Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado.

E njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi:

• ndaj sindikatave,
• ndaj mediave,
• ndaj opozitës,
• dhe ndaj bizneseve.

Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë.

E më ironikja?

Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës.
Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…