Lufta tregtare, posta e Hong Kongut pezullon dërgesat drejt SHBA

 

Posta e Hong Kongut (Hong Kong Post) ka njoftuar se nuk do të mbledhë asnjë tarifë doganore në emër të Shteteve të Bashkuara dhe do të pezullojë pranimin e dërgesave postare të mallrave drejt SHBA-së.

Në një deklaratë zyrtare, Hong Kong Post bëri të ditur se me efekt të menjëhershëm ndalon pranimin e postës së zakonshme që përmban artikuj për në SHBA, ndërsa nga data 27 prill do të ndërpritet edhe posta ajrore me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim vjen pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, i cili anulon përjashtimin doganor për pakot e vogla me vlerë deri në 800 dollarë, që vinin nga Kina.

Masat pritet të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme zinxhirin e dërgesave ndërkombëtare, veçanërisht për bizneset dhe individët që mbështeten te tregtia online mes Hong Kongut dhe SHBA-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…