Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës duhet të thirret më së largu nesër, pas ndërprerjes së seancës së djeshme.

Ai ka thënë se kështu e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, andaj ka thënë se deputetët e LDK-së do të jenë në seancën e cila duhet të thirret. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të certifikuar dhe partive parlamentare që të jenë prezent në këtë seancë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë. LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se kabineti qeveritar që pretendojnë se janë dorëhequr, të dorëhiqen njëmend dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit.

“Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Betimi i deputetëve ndodhë!, Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon!Logjika dhe demokracia triumfojnë! Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues! Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë. Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!”, shkruan Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës u mblodh dje për të konsistuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afër dy orë punime. Deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë votuar kundër raportit, e Lista Serbe ka abstenuar.

Pas mosvotimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër Avi Dehari, tha se do t’i drejtohet presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutj

Related Posts