by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka përmbyllur paraqitjen nga e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjyqi ndaj tyre ka filluar më 3 prill 2023.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ZPS-ja thirri për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë, derisa ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale në shumë gjuhë, shkruan KFVA.
“Dhe ZPS-ja ka bërë deri më sot 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore. Zotërinjtë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave. Sipas aktakuzës, krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe individëve që nuk ishin pjesëmarrës në luftime në një periudhë prej të paktën marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në shumë vende në të gjithë Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut. Në këtë gjyq janë pjesëmarrës më shumë se 150 viktima dhe ata përfaqësohen nga Avokati i Viktimave”, thuhet në njoftim.
Prokurorja e Specializuar Kimberly Ëest, ka deklaruar se gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme
“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre, që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit,” tha Prokurorja e Specializuar.
“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura,” vazhdoi Ëest. “Për Kosovën është thelbësore që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor në sallën e gjyqit të respektohen me qëllim që të ruhet integriteti dhe paanësia e procedurave dhe të gjendet e vërteta”, citohet të ketë thënë West.
Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera. Veç
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” janë përplasur rreth çështjes së pagesës për shërbimet e mbeturinave. Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka thënë se pagesa e faturave duhet të bëhet në komunë, por se edhe qytetarët që deri tash këto pagesa i kanë kryer në kompaninë “Pastrimi”, mjafton
Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare. “Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën për t’i çuar përpara reformat e rëndësishme