Raportohet se ka marrëveshje VV-NISMA, Fatmir Limaj kryetar i Kuvendit

 

Pas raportimeve të shumta për disa takime mes kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duket se më në fund ka marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, përcjell Gazeta KFVA.

Raportohet se Fatmir Limaj do të jetë sot kandidat i propozuar nga LV-ja për postin e kryeparlamentarit. Gazeta merr vesh se kjo është arritur pas një marrëveshje me Albin Kurtin.

Fatmir Limaj në kuadër të koalicionit me AAK-në ka fituar tre mandate në Kuvendin e Kosovës, ndërsa VV-ja ka 48 sosh.

Së bashku, VV dhe NISMA kanë 51 deputetë, ndërsa ende nuk dihet nëse ky koalicion mund të arrijë në kuotën prej 61 deputetësh për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për ta zgjedhur edhe qeverinë e re.

Dje nga pakicat joserbe u konfirmua se 7 deputetë të pakicave do të votojnë për qeverinë e re, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme. Megjithatë, sot ka pasur zhvillime të reja sa i përket komunitetit joshumicë, meqë Veton Berisha dhe Duda Balje janë afër marrëveshjes me Kurtin

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…