Nis seanca për konstituimin e Kuvendit

 

Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca udhëhiqet nga deputeti më i moshuar Avni Dehari dhe më e reja, Sala Jashari, përcjell Periskopi. Në seancë duhet që deputetët të bëjnë betimin dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri më tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post.

Konstituimi i Kuvendit i hap rrugën formimit të Qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka njoftuar se i ka siguruar votat për ekzekutivin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…