Kurtit i rrezikohet vota e Rasim Demirit për Qeverinë, por jo edhe ajo për Kryetarin e Kuvendit – shkak Duda Balje

 

Një grup deputetësh nga pakicat joshqiptare raportohet se janë shprehur të pakënaqur me vendimin që Duda Balje të ketë një post në ekzekutiv, ndonëse këto raportime mbesin ende të pakonfirmuara, shkruan gazeta KFVA.

Deputeti boshnjak, Rasim Demiri, ka thënë se ata do ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në lidhje me krijimin e Qeverisë së Albin Kurtit. Megjithatë, ka theksuar se do të votojë pro për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Ju [mediat] e keni Duda Baljen. Ajo po vendos për gjithçka. Ende nuk kemi përfunduar diskutimet me kryeministrin. Sa i përket kryetarit të Kuvendit, besoj se do të votojmë pro, por për çështjet e tjera do të kërkojmë takim me kryeministrin. Nëse arrihet një marrëveshje, do të mbështesim edhe qeverinë, përndryshe jo”, citohet të ketë thënë Demiri.

Ai gjithashtu kritikoi Duda Baljen, duke thënë se ajo ka marrë vetëm 400 vota dhe nuk ka të drejtë të flasë në emër të komunës së Reçanit.

Për komunën e Reçanit mund të flas vetëm Rasim Demiri, i cili ka marrë besimin e popullit. Vetëm unë mund të nënshkruaj një peticion për Zhubën. Ne jemi ata që luftojmë për komunën e Reçanit. Do të vendosim në organet e partisë për qasjen tonë ndaj opozitës”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…