​Këta janë disa nga deputetët e zgjedhur që pritet të betohen për herë të parë sot

 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, ka pasur ndryshime në përbërjen e Kuvendit. Rreth 20 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit nga totali i 120 deputetëve.

Ndër partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka regjistruar mbi 10 deputetë të rinj.

Nga VV deputetë për herë të parë do të jenë Edona Llalloshi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli, Bilbil Sokoli, Ejup Maqedonci, Liza Gashi e të tjerë. Ndërsa, nga PDK-ja Vlora Çitaku, Sala Jashari, Jakup Nura, Artan Behrami, Kosovare Murseli, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci etj.

Nga LDK: Fadil Hadergjonaj, Jehona Lushaku Sadriu, Alban Zogaj, Krenar Xhaferi, Paris Guri, Arjeta Abazi, Serbeze Muçaj.

Sot pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca pritet të drejtohet një deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri në moshë, e që janë Avni Dehari e Sala Jashari.

Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, rrjedhimisht do t’i ketë 48 deputetë.

PDK-ja është e dyta me 20.95 për qind, përkatësisht 24 deputetë, LDK-ja e treta me 18.27 për qind apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, respektivisht 8 deputetë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…