by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shëndeti i zemrës është thelbësor, dhe fatmirësisht natyra na ka dhuruar ushqime që ndihmojnë në pastrimin e arterieve dhe parandalimin e bllokimeve
Nëse keni për qëllim ta keni një zemër të shëndetshme, atëherë keni parasysh se ekziston një numër i madh i ushqimeve të cilat mund t’ju ndihmojnë që në mënyrë natyrale t’i zhbllokoni arteriet, ta ulni shtypjen e gjakut dhe ta zvogëloni inflamacionin.
Shumica prej këtyre ushqimeve të mëposhtme përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidues dhe përbërës tjerë që nuk janë të mirë vetëm për zemrën, por edhe për lëkurën, flokët, prodhimin e hormoneve, etj.
Ja një listë me ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve në mënyrë natyrale:
Asparagusi
Asparagusi është një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, ndërkaq është i mbushur me fibra, minerale, vitaminë K, B1, B2, C dhe E.
Asparagusi ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut që mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.
Avokado
Herën e ardhshme kur përgatitni sallatë apo sandviç, konsideroni t’i shtoni edhe disa rriska avokado. Studimet kanë treguar se konsumimi ditor i avokados rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për rreth 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).
Brokoli
Brokoli është perime tjetër e mbushur me vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerëzimit apo forcimit të arterieve.
Farat ‘chia’
Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë.
Përveç këtyre ushqimeve, edhe kanella, vaji i kokosit dhe kafja janë të mahnitshme për një zemër të shëndetshme.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina