by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri Kurti, kishte reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni. Kurti ishte shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike, përcjell KFVA.
Pas tij ka reaguar, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili i tha ‘Mjaft më me filma e kauza plot mllef’ dhe e ftoj Kurtin të jap dorëheqje.
Ai tha se kryeministri ka prodhuar sot epizodë të errët demokratike në vend, duke dashur të jetë edhe deputet edhe kryeministër.
“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef! Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë! Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik”, shkroi ai.
Abdixhiku akuzoi se VV e bëri këtë për të blerë kohë pasi nuk kanë shumicën.
“E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë!Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë. Aq të kushtueshme sa u kuptua dhe nga mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit vet”, përfundoi ai në një postim në “Facebook”.
Një vit pa Gjyljetën – drejtësi me burg të përjetshëm për vrasësin, por dhimbja mbetet e përjetshme!
Sot është bërë një vit nga vdekja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi. Rasti ka ndodhur në mëngjes të 16 prillit në vitin 2024, në apartmentin e tyre në rrugën ‘Bill Klinton’, në Pejë. Sipas Prokurorisë, Edmond Lajçi me dëshirë dhe armë, e ka
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, lidhur me ndërprerjen e seancës më 15 prill, që u ndërpre pas më pak se dy orëve nga fillimi i saj. Në një njoftim për media, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë
Sistemi Prokurorial ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet F.H, pasi i njëjti kishte keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar dhe kishte marr ryshfet, shkruan KFVA. Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, i pandehuri i kishte marr ryshfet 150 euro nga i dëmtuari E.B, i cili i kshte kërkuar rregullimin e dokumentacioneve për pagesën e
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku s’është befasuar aspak me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pasi siç ka thënë ajo “është mënyra si operon VV”, shkruan KFVA. Sipas Çitakut, kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar. Postimi i plotë: Për fat të