Haradinaj: Zgjedhjen e kryeparlamentarit s’e pengojmë, por nuk ndahemi nga opozita: Do të marrim qëndrim të përbashkët

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij nuk do të bëjnë pengesë sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit, por deklaroi se do të kenë qëndrim të përbashkët edhe me PDK-në e LDK-në, shkruan gazeta KFVA.

“Ne në princip kemi thënë se jemi për konstituimin e Kuvendit, por do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendit. Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa i përket AAK-së për kryetar të Kuvendit nuk e bëjmë pengesën, sa i përket qeverisë e dini qëndrimin tonë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Seanca konstituive e Kuvendit ishte paraparë të niste në ora 10:00, derisa partia e parë ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të nominuarit për kryetar të Kuvendit.

Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë arritjes në Kuvend nuk ka treguar nëse i kanë numrat e nevojshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…