Kosovë Lajme

Dalin mesazhet e Elbert Krasniqit, pretendohet se 4 deputetë të Listës Serbe votojnë qeverinë

 

 

Disa mesazhe të kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, tregojnë Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale AK rreth formimit të Qeverisë.

Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve”.

Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.