by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Flutura Nishori, vajza e Ramadan Nishorit, të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka thënë se është krenare më babain e saj që sot u rrëfye për herë të parë, transmeton KFVA.
Ajo tha se në mesin e mijëra zërave të heshtur, një burrë ka pasur guximin të flasë.
Flutura ka shtuar se babai i saj theu heshtjen jo vetëm për vetën por për të gjithë ata që ende nuk mund të flasin.
“14 prilli shënon Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit në Kosovë. 20,000 gra dhe vajza janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.Për burra dhe djem numri i saktë nuk dihet, por besohet se qindra kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Për shkak të stigmatizimit edhe më të madh, turpit dhe frikës, shumë prej tyre nuk e kanë raportuar kurrë përjetimin e tyre . Në mesin e mijëra zërave të heshtur, një burrë ka gjetur guximin të flasë. Në një shoqëri ku burrat rrallëherë ndihen të sigurt për të treguar plagët e tyre më të thella, ai theu heshtjen jo vetëm për veten, por për të gjithë ata që ende nuk mund të flasin. Ky njeri është njeriu më i vlefshëm në jetën time, babi. Historia e babit nuk është e vetmja. Lufta nuk njeh rregulla dhe pasojat gjithmonë janë shumë të mëdha, por jetesa dhe shërimi janë shumë më të mëdha se pasojat! Dita e sotme le të jetë një përkujtim që kemi mbijetu dhe kurrë nuk jemi vetëm! Babush, drita e syve të mi, faleminderit që kurrë nuk je dorëzu e ke gjetë forcë me ma mbajt dorën n’këtë botë mizore! Jam tepër krenare me ty! Të dua përjetësisht!”
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka dal me reagim pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, shkruan KFVA. Hoti përmes një postimi ka deklaruar se “vendit i shërbehet duke respektuar Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve, duke treguar maturi politike në çdo rrethanë, duke treguar gjithmonë përkushtim ndaj interesit të shtetit, duke treguar gatishmëri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ramush Haradinaj ka reaguar pasi sot ka dështuar seanca konstituive, shkruan gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA, Haradinaj përmes një postimi i në llogarinë e tij në Facebook fajësojë Kurtin për bllokimin e konstituimit të Kuvendit. “Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se akuzat e partisë fituese për bllokim të Kuvendit nisën të bëhen në drejtim të tyre pas një bisede që doli në media ku ish-ministri Elbert Krasniqi fliste me “A.K” për krijimin e institucioneve e ku u përmenden “4 vota të Listës Srpska”. “Manovrat e Albin
52 vota kanë qenë të pamjaftueshme për të kaluar raportin e Komisionit për Verifikimin e mandateve. Partitë opozitare kanë kërkuar nga Kurti dhe ministrat e tij që të respektojnë ligjin dhe të japin dorëheqje formale nga pozitat e tyre, në mënyrë që të marrin mandatin e deputetit. Kjo ka çuar fillimisht në një