by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, e cila tashmë është caktuar për në orën 10:00 të së martës.
Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet atë ditë. Katër pika i përmban rendi i ditës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila shënon legjislaturën e nëntë, qysh prej themelimit të institucionit më 10 dhjetor 2001.
Në seancën e cila është paraparë të fillojë të martën në orën 10:00, fillimisht do të formohet Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të sapozgjedhur, ndërsa pas kësaj do të bëhet betimi i deputetëve.
Sipas rregullores së punës së Kuvendit, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë, që në këtë rast janë deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari dhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari.
Në pikën e tretë të rendit të ditës është paraparë të bëhet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, pozitë kjo e cila i takon partisë që ka numrin më të madh të deputetëve, por që deri tash Vetëvendosje nuk e ka nominuar askënd për të parin e legjislativit të Kosovës.
Si pikë e fundit e rendit të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, të cilët së bashku me kryetarin e përbëjnë Kryesinë e Kuvendit.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave dhe do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend.
Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë, Lidhja Demokratike me 20 deputetë si dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 deputetë.
Por, sipas këtyre rezultateve të 9 shkurtit, asnjë subjekt politik nuk i ka marrë votat e nevojshme që të mund ta formojë e vetme qeverinë. Si rezultat i kësaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e partive joserbe, ndërsa ftesë për konsultime i çoi edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e refuzoi.
Sipas ish-shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, Vetëvendosjes i duhen edhe 2 vota që të arrijë 61-shin, duke përfshirë këtu edhe 3 votat e Nismës për çka tha se Limaj ka shprehur gatishmëri, por që nuk ka marrëveshje të konfirmuar apo të finalizuar.
Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Sinjali raporton se të arrestuar janë: Rejhan Bela, përreth 18-vjeçar , Haki Bela, përreth 26 vjeçar dhe Rilind Murati, përreth 22 vjeçar, raporton KFVA. Në mesin e të
Në konferencë për media, Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar se shtatë persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, shkruan Gazeta KFVA. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se disa prej të arrestuarve kanë qenë të arrestuar edhe më herët, dhe me prirje ekstremiste. I pyetur lidhur
Policia e Kosovës sot ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muahmed Lika më 1 prill në Kaçanik. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi ekstremist, shkruan gazeta online Reporteri.net. Dyshimet e Prokurorisë dhe Policisë janë se Lika u vra për shkak të detyrës zyrtare. Drejtori i Policisë, Gazmend
Shtatë persona janë arrestuar sot pas një aksioni të Policisë në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Likës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se njëri nga shtatë të arrestuar është 18-vjeçar. “Mund ta vërtetojmë se njëri nga ta sot mbush 18 vjet”,