CNN: Koreja e Veriut mund të jetë duke e ndërtuar luftanijen e saj më të madhe, sipas pamjeve

 

Disa fotografi të reja satelitore e shfaqin atë që mund të jetë luftanija më e madhe ndonjëherë e Koresë së Veriut, me gjasë mbi dyfish më e madhe se secila anije tjetër në flotën e këtij shteti aziatik.

Në fotografitë e shkrepura më 6 prill nga kompanitë e pavarura satelitore, “Maxar Technologies” dhe “Planet Labs”, anija shihet në ndërtim e sipër në ujë në limanin Nampo, në bregdetin perëndimor të Koresë së Veriut, rreth 60 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Penjan, raporton televizioni CNN.

Analistët thonë se fotografitë e shfaqin ndërtimin e vazhdueshëm të armëve dhe sistemeve të tjera të brendshme të anijes, e cila me gjasë është një fregatë me raketa me drejtim (FFG), e dizajnuar për të bartur raketa në gypa vertikalë të hedhjes për përdorim kundër caqeve tokësore e detare.

“FFG-ja është përafërsisht 140 metra e gjatë, duke e bërë atë anijen më të madhe luftarake të prodhuar në Korenë e Veriut”, thuhet në një analizë nga Joseph Bermudez Jr. dhe Jennifer Jun në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ekzistenca e kësaj anije nuk është befasi. Regjimi i udhëheqësit Kim Jong Un është përfshirë në një modernizim të shpejtë të forcave të armatosura, duke zhvilluar një varg armësh të reja e duke testuar raketa balistike ndërkontinentale që mund të arrijnë pothuajse në secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara, raporton televizioni amerikan.

Shteti i largët aziatik e ka bërë këtë pavarësisht nga sanksionet e vendosura nga Kombet e Bashkuara, të cilat kanë vënë kufizime të rrepta ndaj qasjes së Penjanit në materiale dhe teknologji që përdoren për zhvillimin e atyre armëve.

Sidoqoftë, lidhjet më të ngushta me Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë mund të jetë duke e ndihmuar Korenë e Veriut për t’i tejkaluar sanksionet e OKB-së, thonë analistët.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…