Grenell kritik ndaj Speciales: Ndalni fondet për këtë gjykatë – është gjithçka politikë

Emisari i Posaçëm i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, duke kërkuar ndërprerjen e financimit për këtë institucion, shkruan Gazeta KFVA.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka ndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke e shoqëruar me komentin “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”.

Në postimin e tij, Çeku ka publikuar pamje nga rrjeti social që tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, si dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kanë pëlqyer një postim i cili fyente presidentin amerikan, Donald Trump.

Çeku ka shkruar se “Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, ka pëlqyer një postim që fyente Presidentin Donald Trump. Përveç Prokurores së Përgjithshme, shihet se postimin që fyente Presidentin Trump e ka pëlqyer edhe prokurorja tjetër e Gjykatës Speciale në Hagë, Silvia D’Ascoli.

“Pra, është e qartë se në Hagë, në rastin e Thaçit, ekziston një frymë anti-Trump, dhe përndjekja ndaj Presidentit Thaçi po ndodh sepse Thaçi është pro-Trump”, ka shkruar Çeku.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…