by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Kosovën, duke e krahasuar situatën me atë në Gjermani pas zgjedhjeve.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Rohde tha se një shumicë e qëndrueshme dhe konsensusi janë kyçe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.
“E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde.
Rohde gjithashtu nënvizoi ndikimin e politikave ekonomike ndërkombëtare si ato të SHBA-së, në stabilitetin ekonomik global dhe tregjet financiare.
“Sigurisht. Në afat të gjatë, nëse nuk ka stabilitet, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik. Dua të them, ju e shihni tani: keni politikën doganore amerikane, e cila ndikon në çdo vend dhe vendet po reagojnë ndaj saj. Dhe kjo, natyrisht, ndikon në stabilitetin ekonomik. E shihni edhe në tregjet e aksioneve, të cilat po bien”, tha ai.
Ambasadori përmendi gjithashtu nevojën për një “patriotizëm kushtetues”, duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie të shëndoshë, e cila siguron që rregullat e lojës të respektohen.
“Nevojitet patriotizëm kushtetues, sepse tre shtyllat e një demokracie janë gjyqësori, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një institucion si Gjykata Kushtetuese. Dhe demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen. Pra, në këtë kuptim, çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet dhe vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë”, tha ambasadori Rohde.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin policor në Kaçanik e Klinë. Prokuroria thotë se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer ekzekutimin e Policit Muhamed
Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se i mituri R.B. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të rreshterit Muhamed Lika, në natën kritike më 1 prill brenda një ndërtese në Kaçanik, transmeton KFVA. Prokuroria tha se gjashtë të dyshuarit e tjerë, të moshës madhore, bashkë me të miturin e kishin përcjell rreshterin e
As sot s`janë numrat. Sipas kësaj, seanca e sotme e Kuvendit pritet të jetë një deja vu. Skenari i seancës së sotme mund të jetë sikurse ai i së shtunës, pasi Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta votuar Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. Janë minus katër vota – ato të NISMA-s, së Fatmir Limajt dhe
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke folur për rritjen e çmimeve ka vlerësuar se qytetarët sot nuk e kanë luksin të mendojnë për origjinën e produktit por, vetëm për çmimin. “Partia e cila për katër vjet qeverisje e ka rritë çmimin e rrymës për 127%, sot po u kërkon qytetarëve të